Ngjitet nëpër sipërfaqen e rrëshqitshme të frigoriferit, sikur të ishte alpiniste profesioniste (Video)

E publikuar: 17/10/2017 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tana Oliver nga Utah e Shteteve të Bashkuara, e kishte vënë një laps në maje të frigoriferit, sepse vajza saj Scarlett shkruante nëpër të gjitha hapësirat.

Por, kjo nuk e ndalin dyvjeçaren të merrte sërish lapsin, pasi u ngjit nëpër sipërfaqen e rrëshqitshme të kapakëve, transmeton Telegrafi.

Zbritjen e ka pasur më të lehtë, megjithëse edhe për të tregoi kujdes dhe u kthye me sukses në dysheme.

“Alpinistja me pelena, është vështirë të realizohet kjo lëvizje”, ka qenë një nga komentet, për rastin që po qarkullon në internet. /Telegrafi/