Ngjitet në shtyllën elektrike mbi 9 metra të lartë për të bërë pompa (Video)

E publikuar: 18/01/2018 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zjarrfikës i apasionuar pas sporteve ekstreme, është ngjitur në shtyllën elektrike mbi 9 metra të lartë për të bërë pompa.

Johannes Erland është ngjitur në shtyllën elektrike në qytetin Karlskrona në Suedi, për t’i treguar bashkëkombësve se sa i fuqishëm dhe i guximshëm është, transmeton Telegrafi.

26-vjeçari ngjitet në maje të shtyllës, derisa shokët e tij e filmojnë duke bërë pompa dhe më pas zbret në tokë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por shumë kalimtarë rasti e kanë kritikuar veprimin e tij, duke u frikësuar se mund të shërbej si frymëzim për të rinj të cilët do të mund të rrezikonin jetën duke u ngjitur në shtyllë për ta imituar. /Telegrafi/