Ngjitet në murin më të lartë në Britani, pa përdorur pajisje mbrojtëse (Video)

E publikuar: 04/10/2018 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri nga Britania e Madhe ka arritur të ngjitet në murin më të lartë të këtij vendi, pa përdorur kurrfarë pajisje mbrojtëse.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin George King, i cili u ngjit në murin 38 metra në West Yorkshire, që konsiderohet si muri më i lartë në Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.

Ai kishte përdorur një barkë për t’iu afruar përmes ujit murit gjigant, me qëllim që të shmang kontaktin me rojet e sigurisë që po ta kishin parë sigurisht se do ta kapnin.

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin të riun duke iu afruar murit në të cilin më pas fillon të ngjitet pa përdorur pajisje mbrojtëse, ku vetëm një lëvizje e vogël e gabuar ka mundur t’i kushtojë me jetë.

George Kingut i janë dashur vetëm 10 minuta që ta përfundojë me sukses misionin. /Telegrafi/