Ngjashmëria madhe e pronarëve me kafshët e tyre (Foto)

E publikuar: 05/09/2018 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gerrard Gethings e ka realizuar një projekt me 50 pronarë dhe qentë e tyre, që kanë një ngjashmëri shumë të madhe në dukje.

Prej burrit flokëgjatë që duket shumë ngjashëm me qenin e tij që ka hundë të gjatë, tek një grua në moshë, e cila ka formë të rrumbullakët fytyre, sikurse qeni saj i bardhë, transmeton Telegrafi.

“E kam realizuar këtë set, që të tregojë se nuk është mit, se pronarët ngjajnë me qentë e tyre. Të gjithë i shohim në park, andaj desha t’i bëjë bashkë në jë projekt”, ka thënë Gethings.

Për momentin, ai ka shpërndarë vetëm dhjetë raste, ndërsa është në përpunim e sipër të pjesës tjetër, që do t’i shfaqë në publik pas një kohe. /Telegrafi/