Ngec në mes të koncertit, këngëtarja e njohur kthen të pasmet bombastike kah publiku

E publikuar: 03/07/2018 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli botëror, Beyonce ka filluar turneun e saj anembanë botës.
Ajo së bashku me bashkëshortin Jay Z, tashmë kanë filluar turin e koncerteve në Evropë dhe në Amerikën e Jugut, shkruan lajmi net.

Gjatë performancës së fundit në Poloni, këngëtares i kishte ndodhur një gjë e pazakontë gjersa zbriste tek bashkëshorti i saj, për shkak të një problemi ajo mbeti në shkallë.

E më pas erdhi edhe reagimi, kur puntorët e skenës e kanë ndihmuar atë të zbriste poshtë duke i kthyer të pasmet bombastike para qindra e mijëra njerëzve.

Ata filluan performancën e tyre, ku edhe u duartrokiten nga publiku dhe vazhduan rrjedhën normale të koncertit.

Kujtojmë që javë më parë ishte e bija e çiftit, Ivy e pranishme në koncert, e cila mbylli sytë kur pa prindërit e shtrirë në një shtrat me poza të nxehta.