Ngacmoi seksualisht të miturën në dyqanin e tij, arrestohet asambleisti i LDK’së

E publikuar: 09/03/2016 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Policia e Kosoves ka arrestuar pronarin e një dyqani që ndodhet në afërsi të një shkolle fillore në Mitrovicë, pasi ishte denocuar nga një nxenëse e shkollës për ngacmim sekusal.
Gazeta Express merr vesh se i dyshuari është asambleist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rastin e ka konfimuar për Gazetën Express, zëdhenesi i policisë, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Është arrestuar i dyshuari B.M. nga Mitorvica”, tregoi Zahiti.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar në polici për 48 orë.

I arrestuari është i moshës 35-vjeçare.

Gazeta Express merr vesh se derisa nxënësja, në pushim të shkollës, kishte shkuar per të blerë në dyqanin e të dyshuarit, ishte ngacmuar seksualisht nga ai duke e prekur. Ajo menjëherë kishte lajmëruar policinë për rastin.