Ngacmohet derisa ishte duke ngrënë, reagimi qesharak i qenit të nervozuar (Video)

E publikuar: 23/09/2018 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeni që po hante nga arra e kokosit, u nervozua së tepërmi kur pronari nga Bangkoku i Tajlandës, nisi ta ngacmonte.

Ai nisi të lehtë dhe hungëronte, ndërsa i ekspozonte dhëmbët sikur të jetë duke e tmerruar dikë, transmeton Telegrafi.

“Sikur të ishte mish, mbase nuk do të çuditesha. Por, është një arrë kokosit, që zakonisht nuk pëlqehet prej qenve” ka qenë komenti i pronarit.

Në anën tjetër, shikuesit e pëlqyen reagimin qesharak të qenit, duke bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi. /Telegrafi/