Nga viti 2022, Bashkimi Europian kufizon shpejtësinë e automjeteve

E publikuar: 28/03/2019 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Europian (BE) ka sjellë vendim për paisjen e re, të cilën deri në vitin 2022 të gjitha automjetet brenda saj do të duhet ta instalojnë në sistemin e kufizimit të shpejtësisë.

Komisioni Europian (KE) njoftoi se në negociatat mes Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian është arritur marrëveshje për shfrytëzimin e teknologjive të reja të sigurisë në automjete.

Sipas rregullave të reja, në vendet anëtare të BE-së nga viti 2022 automjetet duhet të kenë të instaluar paisjen shtesë të sigurisë, sikur frenat automatike për situata emergjente, kufizim të shpejtësisë, sistemin e kontrollit të ngasjes në korsi dhe detektorin e gjumit, si dhe kamerës me senzor për parkim.

Qëllimi i kësaj është që në masë të madhe të ulin numrin e aksidenteve, shkruan Anadolu Agency, përcjellë Klan Kosova.

Përveç kësaj, në automjete detyrueshëm do të instalohet kutia e zezë, e cila do t’i incizojë të dhënat gjatë aksidenteve, ashtu që më vonë të gjitha detajet më lehtë të analizohen.