Nga vendet e OPEC-ut dhe jashtë saj hyn në fuqi reduktimi i prodhimit të naftës

E publikuar: 06/01/2020 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe atyre jashtë saj për reduktimin e prodhimit ditor të naftës për 500 mijë fuçi ka hyrë në fuqi nga 1 janari.

Vendimi në fjalë ishte marrë pas mbledhjes së 7-të të ministrave i organizuar në Vjenë më 6 dhjetor 2019.

Në kuadër të vendimit, vendet e OPEC-ut dhe jashtë saj do të reduktojnë për 500 mijë fuçi në ditë prodhimin e naftës së papërpunuar. Reduktimi do t’i shtohet reduktimit të mëparshëm që vazhdon që nga dhjetori i vitit 2018 prej mesatarisht 1.2 milion fuçish në ditë dhe do të zbatohet deri në fund të marsit të këtij viti.

Arabia Saudite do të marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës së shkurtesës duke ulur prodhimin e saj individual me 167 mijë fuçi, kishte njoftuar ministri i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman.

Gjithashtu në bazë vullnetare, ky vend do të ulë prodhimtarinë e naftës së papërpunuar për 400 mijë fuçi në ditë, që do të çojë sasinë e përgjithshme në 2.1 milionë fuçi në ditë nga 1 janari i vitit 2020.

Pas vendimit të shkurtimit shtesë, ekspertët presin që çmimet e naftës së papërpunuar të rriten në tregun botëror të naftës.