Nga trepikëshi i Luka Doncicit prej mesfushës deri te ngulitja e Rudy Gorbert: Top-10 aksionet në NBA

E publikuar: 29/11/2018 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Një prej ndeshjeve kryesore ishte mes Dallas Mavericks dhe Houston Rockets, i cili konsiderohet edhe derbi i shtetit të Texasit. Mavs triumfuan me rezultat 128-108.

Nga kjo ndeshje rrodhën edhe disa prej aksioneve më të mira të takimeve të fundit në NBA.

Një prej tyre është edhe trepikëshi i basketbollistit të Dallasit, Luka Doncicit, i cili realizoi nga gjysma e fushës në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Gary Clarck i “raketave” mendoi se do të shënoi pikë me lehtësi kur u deshta ngulit topin në kosh, megjithatë, Dennis Smith erdhi nga pas dhe e bllokoi.

Por, aksioni më i mirë u realizua në ndeshjes mes Brooklyn Nets dhe Utah Jazz, ku lojtari i kësaj të fundit, Rudy Gorbert pasi bëri një rrotullim prej 360 shkallëve dhe e nguliti topin në koshin e kundërshtarit.

Më poshtë mund t’i shikoni top aksionet e mbrëmjes së kaluar. /Telegrafi/