Nga tetë këshilltarë komunalë në vetëm tre – “Në Medvegjë po kryhet spastrim etnik modern”

09.09.2019 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nga tetë këshilltarë komunalë në vetëm tre – “Në Medvegjë po kryhet spastrim etnik modern”

Partitë shqiptare në Medvegjë, nga 8 këshilltarë komunalë, sa kishin, tash nga zgjedhjet e fundit do të kenë vetëm tre.

Kjo për shkak se shumë shqiptarë që kishin të drejtë vote, nuk ishin në listat për të votuar në zgjedhjet e djeshme lokale në Serbi. Nga Shoqëria civile thonë se ky është rezultat i spastrimit etnik që po bënë Serbia, ndërsa për këtë fajet i ka Kosova dhe Shqipëria.

Isa Beqiri nga Medvegja, edhe pse jeton në Kosovë, nuk votoi në zgjedhjet e rregullta lokale, pasi që nuk ishte në lista.

“Nuk kam shkuar sepse na kanë shlyer nga lista e votuesve. Më kanë shlyer mua dhe djalin e madh pasi i vogli ka lindur në Prishtinë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Isa Beqiri .

Problem të njëjtë si të tij, kanë shumë qytetarë që jetojnë jashtë Serbisë, e madje dhe në Medvegjë. Aktivisti i shoqërisë civile nga Medvegja, Samir Shahini ka fajësuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, për mos reagim nda spastrimit etnik që po bënë Serbia në Medvegjë.

“Arsyeja pse nuk kam letërnjoftim valid ëshët pasivizimi i adresave të shumë shqiptarëve. Ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe po vjen duke u rritur në Medvegjë që në vete përbën një spastrim etnik modern që shteti serb po e bën në mënyrë shumë të heshtur në Medvegjë tash e disa vite”, deklaroi Samir Shahini.

Përmes një deklaratë me shkrim drejtuar RTV Dukagjini, administrator i Partisë Demokratike në Medvegjë, Haki Kadriu ka thënë se pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike.

“Në zgjedhjet e kaluara kishim mbi 4000 të evidentuar në listat zgjedhore. Arsyeja e zvogëlimit të numrit të votuesve në listën zgjedhore është pasivizimi i adresave, që me automatizëm ka bërë shlyerjen nga listat votuese. Pasivizimi i adresave është bërë për arsye politike me tendencë të zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të shqiptarëve”.

Sipas rezultateve preliminare të këtyre zgjedhjeve, partitë shqiptare, koalicioni “Të gjithë për Medvegjën” dhe Partia për Veprim Demokratik kanë marrë 3 këshilltarë komunal, nga 8 sa kishin në legjislaturën e fundit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nga tetë këshilltarë komunalë në vetëm tre – “Në Medvegjë po kryhet spastrim etnik modern”

Nga tetë këshilltarë komunalë në vetëm tre – “Në Medvegjë po kryhet spastrim etnik modern”

Dezertorë, humbës e vjedhës të fushatës së Eskobarit- Përplasje mes përfaqësuesve të partive politike

Dezertorë, humbës e vjedhës të fushatës së Eskobarit- Përplasje mes përfaqësuesve të partive politike

Haziri i përgjigjet PDK’së dhe AAK’së: Vjosa nuk ka asnjë shef

Haziri i përgjigjet PDK’së dhe AAK’së: Vjosa nuk ka asnjë shef

Ramush Haradinaj mbyll me këngë emisionin

Ramush Haradinaj mbyll me këngë emisionin

Petroviq: Lista Serbe po i kërcënon me likuidim anëtarët e partisë sime

Petroviq: Lista Serbe po i kërcënon me likuidim anëtarët e partisë sime

Subjektet serbe me dallime programore në garën zgjedhore

Subjektet serbe me dallime programore në garën zgjedhore

Avdi Pireva nga LDK: Stadiumi Kombëtar do të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme

Avdi Pireva nga LDK: Stadiumi Kombëtar do të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme

Jabllanoviqi e fut gruan dhe babain në listën për deputetë

Jabllanoviqi e fut gruan dhe babain në listën për deputetë

Veseli: Lista jonë e deputetëve do t’i fitojë zgjedhjet

Veseli: Lista jonë e deputetëve do t’i fitojë zgjedhjet

Pas rrëmbimit të gylenistëve, Lumezi i premton ambasadorit turk bashkëpunim edhe më të madh

Pas rrëmbimit të gylenistëve, Lumezi i premton ambasadorit turk bashkëpunim edhe më të madh

KQZ-ja certifikon 21 subjekte politike me 685 kandidatë për deputetë

KQZ-ja certifikon 21 subjekte politike me 685 kandidatë për deputetë

Shqiptarët në Medvegje mbetën me vetëm 3 këshilltarë, nga 8 që kishin

Shqiptarët në Medvegje mbetën me vetëm 3 këshilltarë, nga 8 që kishin

Liderët politikë në përpjekje të re për Ligjin për Prokurorinë

Liderët politikë në përpjekje të re për Ligjin për Prokurorinë

Ushtria e Kosovës krahë për krahë me ushtritë më të fuqishme në ushtrimin “Albanian Effort 19”

Ushtria e Kosovës krahë për krahë me ushtritë më të fuqishme në ushtrimin “Albanian Effort 19”

Hoxha: Të rinjtë tanë të konkurrueshëm edhe në tregun global

Hoxha: Të rinjtë tanë të konkurrueshëm edhe në tregun global

Kosova dhe Shqipëria do të lidhen me Maqedoninë në “Rrugën e Arbërit”

Kosova dhe Shqipëria do të lidhen me Maqedoninë në “Rrugën e Arbërit”