Nga tërmetet në Korçë, disa të lënduar, dhjetëra shtëpi të dëmtuara

E publikuar: 01/06/2019 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më të forta ato kanë qenë në Korçë, duke kapur një magnitudë 5.3 Rihter.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës raportojnë se lëkundjet e para janë ndjerë në orën ora 04:26:17 të mëngjesit të sot, ku është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë. Burime për Top Channel raportojnë se 5 persona janë plagosur nga shembja e banesave.

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit disa shtëpi janë dëmtuar. Sipas informacioneve të marra nga OSHEE, raportohet se në Kolonjë ka çarje të mureve dhe rrezik të shembjeve të kabinave elektrike në fshatrat; Boshanj, Milec, Selenicë, Pishës, Çlirim, Qytezë, Shtikë dhe e dëmtime të shumta janë Pepellash, Blush, Qafzës, Qesatakë, Kaltanj, Helmes. Aktualisht pa energji janë Boshanj, Milec, Selenicë e Pishës, Helmes,Qyrezq, Çlirim.

Ndërkohë burime nga prefektura raportojnë se rreth 50 shtëpi janë dëmtuar në Floq dhe Qafezes si dhe 10 dhe fshatin Vidohovë.

Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë. Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme. Situata po ndiqet në vazhdimësi me prefekturat dhe gjithë institucionet. Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë edhe në kryeqytet rreth orës 09:15, por nuk ka informacione për dëme.