Nga të ftohëtit në SHBA ngrijnë edhe peshkaqenët (Foto)

E publikuar: 31/12/2017 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA-të janë duke përjetuar temperatura të pazakonta këto ditë, të cilat arrijnë deri në -38 gradë në qytete të caktuara.

I ftohti i madh ka paralizuar jetën në zona të Michigani-t dhe Ohio-s ku makinat nuk mund të ecin në rrugë për shkak të akullit.

Ndërkohë, mediata e huaja kanë publikuara foto ku duket e ngrirë në një pjesë të madhe të saj Ujëvara e Niagarës, kurse një peshkaqen u gjet i ngrirë në Massachusetts pasi kishte dalë në breg

Temperaturat pritet të vazhdojnë kështu edhe në ditët në vijim, ndërsa parashikohet ulje e mëtejshme gjatë natës së ndërrimit të viteve.