Nga super driblimet deri tek ngulitjet fantastike: Top-10 aksionet në NBA

E publikuar: 27/11/2018 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Një prej ndeshjeve kryesore ishte mes Houston Rockets dhe Washington Wizards, ku këta të fundit triumfuan pas vazhdimeve me rezultat 135-131.

Austin Rivers i ‘raketave’ pasi dribloi kundërshtarin arriti të shënon pikë mbi dy lojtarë të ekipit të ‘magjistarëve’.

Edhe John Wall krijoi një aksion të bukur, i cili përfundoi me një ngulitje monstruoze të topit në kosh.

Megjithatë aksioni i mbrëmjes rrodhi nga ndeshja mes Milwaukee Bucks dhe Charlotte Hornets.

Khris Middleton i Bucksave gjuajti për tre pikë, por topin e kthyer nga rrethi i koshit e nguliti Pat Connaughton.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha aksionet e mbrëmjes së kaluar në NBA. /Telegrafi/