Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

E publikuar: 19/02/2019 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të fitojnë popullaritet.

Shumica e zhvilluesve preferojnë të përdorin domainet .io për sajtet personale dhe projekte por nga dita e sotme Google do ta ndryshojë këtë.

Gjiganti i motorit të kërkimit gjatë Samitit të Zhvilluesve të Chrome, prezantoi domainin .dev dedikuar zhvilluesve. Procesi i regjistrimit fillon nga dita e sotme si pjesë e Programit për Akses të Hershëm.

.dev është një domain i nivelit të lartë operuar nga Google. Zhvilluesit e uebit kanë përdorur domainet .dev vetëm për rrjetet e brendshme për qëllime testimi për një kohë të gjatë. Megjithatë pasi Google bleu TLD, këto domaine kanë ndaluar së funksionuari në disa shfletues modernë.

Dy vite më pas Google ka vendosur ta hapë domainin .dev për publikun.

Nën këtë program përdoruesit mund të regjistrojnë domaine për një tarifë shtesë. Nga dita e sotme 19 Shkurt në ora 17:00 deri më datën 28 Shkurt në ora 16:59 përdoruesit do të kenë akses tek domainet e reja.

Pas regjistrimit të domainit, përdoruesit duhet të paguajnë 12 dollarë në vit.

Përveç hapësirës së dedikuar për zhvilluesit ky domain do të ofrojë siguri të lartë falë integrimit të HSTS. Kjo do të thotë se të gjitha lidhjet në uebsajtet .dev do të bëhen përmes HTTPS.

Nga data 16 Janar deri më 19 Shkurt mbajtësit e të drejtave autoriale kanë pasur akses tek regjistrimi i domaineve në mënyrë që domaine si Facebook.dev të mos blihen për qëllime të këqija.

Ndërsa nga dita e sotme do të jetë i hapur për një pjesë të madhe përpara se të bëhet i disponueshëm për të gjithë pas datës 28 Shkurt.

Gjatë kësaj periudhe çmimet e domaineve do të bijnë gradualisht. Ju mund të kontrolloni në domaini është i lirë në këtë lidhje.

Domainet do të jenë të disponueshme nga disa prej regjistruesve më të njohur si Namecheap, GoDaddy, Google Domains, name.com, gandi.net, hexonet, yay.com, rebel.com, 101domain.com, domaintechnik.at, Encirca, DomainRegistry, MarkMonitor, Entorno, webnames.ca, Named.net dhe VarioMedia.

Google tha se pas datës 28 Shkurt më shumë partnerë do ti bashkohen. /PCWorld Albanian