Nga sot në Kosovë, moti me kthjellime, maksimalet mbi 0 gradë

E publikuar: 16/01/2019 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenit do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin kushte për reshje të reja të borës.

Nga mesi i javës fusha të presionit të lartë nga Europa Perëndimore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më stabil dhe me kthjellime, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore që vijnë nga Mesdheu do të rrisin temperaturat maksimale mbi 0C.

Me afrimin e vorbullës ciklonike mbi vendin tonë, kohë pas kohe do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të ndikojë në uljen e vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale, mirëpo gjatë orëve të mbrëmjes mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

16.01-17.01 – Në mëngjes me ngrica. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

18.01 – Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare, e nga dita e mërkurë maksimalet do të shënojnë rritje mbi 0C. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -1C deri në +3C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s. Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e mërkurë do të shënojë rritje.