Nga Rusia: Wesley Clark ka biznese në Kosovë

E publikuar: 19/12/2019 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka akuzuar Welsey Clark ish gjeneralin e ushtrisë amerikane se po vepron në territorin e Kosovës.

“Ish-komandanti i NATO-s në Evropë, Ëesley Clark, i cili urdhëroi bombardimin e Jugosllavisë, tani është i lidhur me dy kompani që operojnë në Kosovë”, tha Maria Zaharova, zëdhënëse e MPJ të Rusisë.

Sipas saj, Clark tha në një intervistë për mediat amerikane se Rusia po përdorë Ballkanin për interesat e veta dhe po përpiqet të ruajë pozicionin e saj duke përkëdhelur dhe dhënë ryshfet për politikanët në rajon.

“Kush po flet për këtë? Ne nuk duhet të akuzohemi që të bëjmë atë që ai bën vetë”, tha Zaharova.

Sipas raportimeve të medias e cila është e njohur për “fake neës”, Sputnik, Clark aktualisht udhëheq disa kompani në Kosovë që janë të lidhura me prodhimin e energjisë.

Kur bëhet fjalë për formimin e opinionit publik nga ata njerëz që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me interesat financiare dhe ekonomike në rajon, Zaharova pretendon se Clark urdhëroi bombardimin e rajonit dhe tani vepron ende në Kosovë.

Në një intervistë të mëparshme për mediat amerikane, Clark tha se Rusia po ndërhyn në politikat e brendshme të shteteve të tjera dhe duke mashtruar politikanët.

“Rusia është angazhuar në luftë kibernetike që nga viti 2007. Jo vetëm që po përpiqet të depërtojë në infrastrukturën kibernetike të vendeve si Estonia, por po ndërhyn në zgjedhje dhe propagandë mediatike. Gjëra të tilla nuk duhet të bëhen më nga shteti rus, por nga oligarkët rusë, të cilët kanë miliona dollarë gati për të investuar, me ato para që blejnë ndikim, ata blejnë politikanë, votues, ekipe sportive dhe më shumë”, pati deklaruar ai.

Ndërkohë, ky reagim i MPJ-së së Rusisë vjen pas shqetësimeve të Rusisë për përfshierjen aktive të SHBA-ve në dialogun Kosovë – Serbi.