Nga nesër ndërpritet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë

E publikuar: 11/06/2020 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 12 qershor deri më 11 korrik do të ndërpritet qarkullimi i autmojeteve të rënda në rrugën Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë.

Sipas MI-së, kjo do të bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë- Qendra e Skijimit” (realizimit të murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc).

“Gjatë kësaj periudhe kohore 30 (tridhjetë ditore), të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë me mjete të rënda-kamionë në këtë segment rrugor, janë të obliguar të qarkullojnë, përmes rrugës alternative regjionale R-115 Prizren-Prevallë-Brezovicë-Shtërpcë dhe anasjelltas, ndërsa mjetet e lehta do të mund të qarkullojnë, përmes rrugës nëpër fshatin Firajë”.

Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit që kanë planifikuar të kalojnë më këto mjete  në këtë segment rrugor, gjatë kësaj periudhe, transmeton Klan Kosova.