Nga LDK zbulojnë detaje rreth emrave të ministrave të rinj nëse Hoti bëhet kryeministër

E publikuar: 19/05/2020 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet që t’i japë epilog bllokadës aktuale politike pas rrëzimit të Kurtit nga pushteti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kërkojnë dhe presin që Kushtetuesja të vendos në favor të kërkesës së tyre për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa nga Lidhja Demokratike e Kosovës presin që t’iu jepet e drejta për krijimin e një qeverie të re pas dekretimit nga presidenti Hashim Thaçi.

Megjithatë nga partia e Isa Mustafës ende s’janë caktuar emrat e ministrave të rinj, derisa paralajmërohet që ministrat aktual që janë në qeverinë me Vetëvendosjen do të jenë ministra edhe në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kështu ka thënë për Blic shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

Gashi ka theksuar se disa nga ministrat e vjetër do të jenë ministra të rinj duke lënë të kuptohet se në qeverinë e re mund të shohim sërish Hykmete Bajramin, Lumir Abdixhikun, Vlora Dumoshin dhe Anton Qunin.

“Hala nuk është vendos definitivisht se kush do të jenë ministrat. Disa nga ministrat e vjetër do të jenë ministra të rinj” ka thënë Gashi,

Gjykata Kushteuese pritet që me datën 29 maj të dalë me një vendim përfundimtar sa i përket dekretit të Presidentit në lidhje me mandatarin.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të finalizojë marrëveshjen bashkë-qeverisëse me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismënsocialdemokarte.Kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka deklaruar se do të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.