Nga La Liga: Do të lejohen skuadrat të stërvitin me nga 14 lojtarë pas 18 majit

E publikuar: 17/05/2020 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubeve nga La Liga u është bërë e ditur se mund të fillojnë stërvitjet me nga 14 lojtarë me fillim të javës së ardhshme.

Duket ndjekur direktiva e qeverisë së Spanjës, klubeve do u lejohet të kalojnë në fazën tjetër, atë me stërvitjet grupore, pasi ato individuale filluan më 4 maj.

Sipas asaj që raporton Marca, klubet duhet të ndjekin të gjitha rregullat në protokoll si, distanca sociale, higjiena e pajisjeve, analizat e përditshme.

Klubet si Real Madridi e Barcelona, do u lejohen të rritin numrin e lojtarëve në stërvitjet grupore, shkaku i kushteve të tyre më të mira ambientale.

12 klube janë ende në fazën e rishikimit të lojtarëve nga coronavirusi, përfshirë këtu edhe Los Blancot dhe Blaugranasit.

Sidoqoftë, ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, në mënyrë që të mos lejojnë përhapjes e pandemisë botërore.