Nga konkurrimi në Turqi në "timonin" e DWS në Shqipëri. Rrëfimi ekskluziv i Almedës!

E publikuar: 23/03/2018 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por këtë herë ajo vjen si moderatore e ediocionit special të “DWS” në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për T7 aktorja Almeda Abazi na tregon se ishte një ftesë që nuk u mendua gjatë për t’a pranuar pasi ajo e ka pasion kërcimin dhe gjithashtu pasi i mirëpret gjithnjë ftesat nga Shqipëria. 

Ajo është shprehur e emocionuar për faktin se do të ketë peshën më të madhe në një spektakël të tillë. Gjithashtu bukuroshja u shpreh se të gjithë konkurrentët i janë dukur gati-gati njësoj me profesionistët dhe se ka zënë miqësi me të gjitë. 

Almeda është mjaft e njohur në Turqi për serialet ku ka luajtur duke veçuar “Sulejmanin e Madhërishëm” dhe gjithashtu për spektaklet ku ka marrë pjesë si “Survivor” apo “Dancinf Ëith The Stars” në Turqi. Prej pak kohësh ajo është e martuar me një nga aktorët më të njohur turq Tolgahan Sayışman./Gazeta Express/