Nga Komuna e Prishtinës #rriNshpi me neve

E publikuar: 10/04/2020 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje publike #rriNshpi me neve, që është koncept ide që ka për qëllim realizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, inovative dhe edukative që do të shfaqen në një nga emisionet televizive, platformat online dhe në rrjetet sociale të Komunës së Prishtinës gjate periudhës së pandemisë #covid19.

Kjo thirrje publike është hapur deri më 17 prill dhe mund të aplikojnë të gjithë individët, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, sportit, inovacionit dhe edukimit që të aplikojnë për mbështetje financiare.

Aktivitetet financohen dhe xhirohen nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me partnerët dhe me përfituesit eventual.

Për më shumë kliko këtu: