Nga kjo përplasje e tmerrshme, nuk ka asnjë të lënduar rëndë! (Video)

E publikuar: 25/01/2017 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Videoja tronditëse e kapur në Utah, SHBA, tregon momentin kur një tren dykatësh i pasagjerëve godet në pjesën e prapme një kamion të kompanisë FedEx.
Kjo, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dyshohet të ketë ardhur pasi akulli kishte shkaktuar probleme tek sinjalet e sigurisë të cilat kishin dështuar për të dhënë mesazhet e nevojshme në një kalim hekurudhor.

Videoja e marrë nga autoritetet policore të shtunën tregon momentin e përplasjes së trenit me kamionin, ndarjen e rimorkios në dysh dhe dërgimin e asaj që kishte brenda aty në ajër.

Por, mrekullisht, asnjëri prej dy njerëzve që gjendeshin në kamion dhe asnjë nga 82 pasagjerët e trenit nuk kishin pësuar ndonjë lëndim të rëndë.