Nga e marta zyrtarët policorë i kthehen orarit të punës prej 8 orëve

E publikuar: 25/05/2020 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patrulluan në zonat karantinë për disa javë. E andej kah lëviznin qytetarët kujdeseshin të mbajnë rendin.

Shpesh ata rrezikuan shëndetin e tyre, duke u kujdesur për atë të qytetarëve.

Këtë e dëshmon edhe fakti se disa nga pjesëtarët e Policisë u preken me Covid-19.

E gjithë ky angazhim i tyre por edhe detyra të tjera që iu caktuan varësisht nga situata e krijuar përcillej me orarin prej 12 orë.

Në ditët e para të arritjes së pandemisë në Kosovë ishte vendosur që t`u shtoheshin edhe 4 orë të tjera.

E ndodhte shpesh që policët detyroheshin të punojnë edhe për më shumë se 12 orë.

Por duke qenë se masat filluan të lehtësoheshin u mor vendim që nga e marta ata t`i kthehen orarit të mëparshëm.

Këtë gjë e ka konfirmuar për T7 , zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani tha se përmirësimi i gjendjes në vendin tonë, ka bërë që policët ti kthehen normalitetit.

Por, duket se ky vendim nuk do të vlejë për të gjithë.

Sipas Kelanit, zyrtarët Policor në Rajonin e Prizrenit do të vazhdojnë me orarin 12 orësh.

E për këtë gjë ai thotë se ka një arsye.

Ndërkohë Kelani shtoi se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë kohë të Pandemisë ka qenë mjaft i madh.

Sipas tij, qytetarët kanë respektuar vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, në përjashtim të disa rasteve ndaj të cilëve edhe janë marrë masa.

Kelani, shtoi se varësisht nga situata e pandemisë, ashtu mund të ndryshojë edhe orari dhe angazhimi i Policisë.