Nga e enjtja, kosovarët që shkojnë në Shqipëri, do të vetëizolohen për 7 ditë

E publikuar: 27/07/2020 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i rasteve pozitive sot ka qenë alarmues.

Për 24 orë sipas IKSHPK-së nga 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan gjithsej 276 raste pozitive.

Kjo shtyri Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të paralajmërojnë edhe masa të reja të cilat pritet të hyn së shpejti në fuqi.

Por, burime të Indeksonline mësojnë se këto janë edhe propozim – vendimet e shqyrtuara, që pritet të hyn në zbatim nga data 30 e këtij muaji.

E një nga vendimet ka të bëj pikërisht edhe me shtetasit kosovarë të cilët do të udhëtojnë pas kësaj date në shtetin e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre” është ky propozim- vendimi.

Kujtojmë që edhe vet i pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një konference për media tha sot se edhe turizmi i fundjavës ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të reja.