Nga data 8 shkurt deri më sot janë testuar 18.915 persona

E publikuar: 15/06/2020 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbrëmjes së sotme ka deklaruar 129 raste të reja me Covid-19, ndërsa 10 raste të tjera janë të shëruar, gjithsej janë testuar 385 persona.

Përmes një njoftimi IKSHPK-ja ka deklaruar se që nga data 8 shkurt deri më 15 qershor janë testuar 18.915 persona ndërsa pozitiv kanë rezultuar 1.615 raste ndërsa me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Zeri.info.