Nga data 3 Dhjetor Windows Update nuk funksionon në Windows 7

E publikuar: 06/12/2017 04:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përdoruesit e Windows 7-ës nisën të raportonin probleme ditën e Hëne me Windows Update.

Sipas ComputerWorld është një problem me një datë skadence në skedarin “c:WindowsSoftwareDistributionAuthCabsauthcab.cab” në zemër të shqetësimeve të përdoruesve.

Një panel diskutimesh është hapur në Microsoft Answers për gabimin 80248015 të Windows Update. Të njëjtin problem kanë raportuar edhe përdorues të Windows Server 2008 në Twitter.

Përdoruesit që janë ballafaquar me problemin u paraqitet një mesazh gabimi “Windows nuk mund të kërkojë për përditësime të reja.”

Ka pasur sugjerime për një riparim të përkohshëm të problemit derisa të vijë një reagim i Microsoft. Përdoruesit kanë filluar të ndryshojnë datën e sistemit përpara Marsit të 2017.

Derisa Microsoft të lëshojë një përditësim të skedarit, të gjitha sistemet Windows 7 pas datës 3 Dhjetor do të kenë probleme.

Sistemi operativ Windows 7 do të marrë përditësime sigurie deri në mesin e 2020-ës.

Tre vite më parë një problem i ngjashëm u shfaq në Windows XP dhe Server 2003. /PCWorld Albanian