Nga Beogradi vjen një mesazh për sjelljet e politikanëve në Kosovë

E publikuar: 10/03/2016 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjuriq u kërkon politikanëve në Kosovë që të mos merren me shtetësi, por me zhvillim ekonomik. – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se vendimi i shtetit të tij për ta njohur pavarësinë e Kosovës, do të mbetët “vetëm një ëndërr e parealizueshme e separatistëve në Prishtinë”.

Ai këto komente i ka bërë pas deklaratës së presidentit të zgjedhur të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili kishte thënë se Serbia do ta njohë Kosovën gjatë procesit të saj për integrim në BE.

Lidhur me këtë, Gjuriq ka thënë se Serbia kërkon marrëdhënie të mira dhe stabilitet me të gjithë shqiptarët në Kosovë edhe në rajon, “por jo edhe fantazitë për një shtet të madh të Prishtinës”, transmeton lajmi.net.

Gjuriq ka vlerësuar se shtetet që kanë qenë sponsorë të, siç e quan ai, një shteti të dështuar, flasin për një “të ashtuquajtur shtetësi të Kosovës një projekti të parealizuar, çerdhe të krimit të organizuar, kërcënim të stabilitetit rajonal dhe një zonë e paqëndrueshme në aspektin politik dhe social”.