Nga ANP-ja largohen edhe 23 punëtorë, paralajmërohen protesta

E publikuar: 01/02/2020 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe këtë javë kanë vazhduar largimet e punëtorëve nga puna në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë të premte, nuk u janë rinovuar kontratat edhe 23 punëtorëve të tjerë.

Sipas përfaqësuesve Shoqatës Sindikale të Aeroportit Ndërkombëtar, punëtorët u larguan pa paralajmërim.

Në gjashtë muajt e fundit, numri i punëtorëve të larguar nga puna në ANP ka arritur në 29.

Edhe këta të fundit, sipas Sindikatës u larguan pse një numër i tyre ishin pjesë e protestës së gushtit të 2019-s.

E për shkak të kësaj, Latifi thotë se nuk përjashtohen as grevat e protestat e punëtorëve.

Sindikata, për situatën e krijuar, ka kërkuar ndihmë edhe nga Inspektorati i Punës, madje presin që javën e ardhshme edhe të takohen me ta.

Gjatë së shtunës, KTV-ja ka provuar të marrë përgjigje edhe nga menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar, po ata nuk janë përgjigjur gjatë ditës.

Gjatë janarit, janë larguar nga puna edhe tre punëtorë të tjerë të ANP. Atyre u është thënë që duhet të zhvendosen në sektorin e mirëmbajtjes ose do t’u ndërpritet kontrata.

Sindikata shton se presione të tilla u bëhen në mënyrë të vazhdueshme punëtorëve të Aeroportit.