Nga 1 janari, gjobë dhe heqje patente nëse mbani fëmijë në ulësen e parë

E publikuar: 02/09/2015 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse pas 1 janarit të vitit të ardhshëm do të mbani fëmijë të ulur në ulësen e parë të makinës, do të gjobiteni.

Policia Rrugore shqiptare do të nisë një fushatë informuese për qytetarët për këtë ndryshim në Kodin Rrugor që është bërë në periudhën mars-prill.

Ndryshimet ligjore do të hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit 2016 dhe çdo kundërvajtës do të gjobitet nga 1 mijë lekë deri në pesë mijë lekë si dhe heqje të lejes së drejtimit për 6 muaj deri në një vit, raporton “Shqiptarja”.

Kodi i ri Rrugor përcakton që fëmijët deri në 12 vjeç duhet të jenë të ulur në ulëset e pasme të automjetit, ndërsa për fëmijë të moshës më të vogël është e detyrueshme edhe ulëse e veçantë.