Ng Driton Smakaj: Letër elektronike Gjergj Kastriotit!

06.05.2020 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ng Driton Smakaj: Letër elektronike Gjergj Kastriotit!

Gjergj Kastrioti ka sot ditëlindjen, edhe ende jeton mes nesh gjithmonë madhështor!

Letër elektronike Gjergj Kastriotit!

I madhnishmi Gjeneral,
Unë stërnipi juaj po sillem vërdallë nëpër rrugët e botës. Shqiptarët në Gadishullin ILIRIK i kanë ba dy shtete. Të parin e kanë ba para njëqind e katër vjetëve me emnin Shqipni, e shtetin e dytë e kemi ba para 8 vjetëve me emnin Kosovë. Sidoqoftë, edhe pse kanë kalua disa shekuj, unë ende flas shqip. I kemi dy flamuj. Kuq e zi me shqipën dykrenare që edhe ju gjeneral e mbanit nëpër beteja. E kemi edhe një të kaltërt me yje të verdha për Kosovë. Porta e lartë është ba e ultë.

Turqit patën shkua në Anadolli, e një pjesë e shqiptarëve patën mbetë nën sllavë, e një pjesë nën grekë. Nuk është e lehtë për mua me të tregua të vërtetën, por edhe me të gënjye nuk e kam ndërmend.
Pas ikjes tande nga kjo botë, ne shqiptarët u bëmë shërbëtorë të Perandorisë. Për pesëqind vjet i kemi dhanë ushtarë e kapedanë Sulltanëve. Shkretëtirat e Arabisë janë përplot eshtra të ushtarëve shqiptarë në mbrojtje të Perandorisë që ju gjeneral ia ndaluat turrin derisa ishe këndej. As edhe një lapidarë nuk është ndërtuar në ato anë kurrë, për ushtarët shqiptarë, sepse ishin shërbëtorë, nuk ishin heronjë lufte. E dhimbshme i madhnishmi Gjeneral, por kështu është.

Kruja ka mbetë e bukur, shumë e bukur, me ato rrugët gjarpërore deri tek Kalaja që e mbrojte me nderin tand dhe të shqiptarit. Saherë shkoj tek Kalaja, e dëgjoj trokun e kalit tand, e ndjejë nëpër vena gjakun e Arbnit tek lëviz me shpejtësi e tik takët e zemrës më shtohen. Para syve të mi shfaqeni ju Gjeneral dhe burrat e nderit, e unë vetëm atëherë ndjehem vërtetë shqiptar, ndjehem vetvetja në shpirt e në zemër. Gjeneral, Ka edhe plotë gjëra që nuk do të dëshiroje ti dije. Brenda nesh ka servilë sa të duash, tradhtarë e mjeranë. E përjetove në lëkurën tande kur të tradhtoi Hamzai. Ti e fale Hamzain dhe ai vërtetë dikur u pendua. Ndërsa këta tradhtarët e sotëm, nuk pendohen kurrë, vazhdojnë të mbesin të tillë, për pak pare e pak pushtet. Gjynah për këta mjeranë që janë të tillë, por edhe gjynah për ne që nganjëherë nuk po e dijmë kush është patriot e kush është tradhtar, kush lëpirës e kush lajkatar. Nuk e kisha ndërmend të shqetësoja Gjeneral, por, para disa ditëve një Kronikan turk kish ardhë në Lezhë, në Lezhën e besëlidhjes shqiptare që e bëtë ju i madhnishmi Gjeneral, edhe ju quajti tradhtar të Perandorisë.
Prijësat e shqiptarëve nuk e thanë asnjë fjalë. Ndërsa kronikani u duartrokitë nga të pranishmit që ishin aty, sigurisht turq dhe ndonjë shqipfolës servil i tyre.
E unë ‘ushtari’ i pa-armatosur i shekullit -XXI- rrija duarkryq dhe e dëgjoja kronikanin që shtrëmbëronte historinë, e që më dukej sikur pinte gjakun e shekujve me një lugë çaji.

Gjergj,
Më lejo të thërras në emën. Se emnin tand e gjenë kudo mes nesh. Plot fëmjë të vegjel e mbajnë edhe sot emnin tand o Gjergj. Ata po rritën e emnin tand po e madhnojnë. Sapër FE nuk po të flas, i kemi të gjitha. Katolik e musliman në një sofër i gjanë.
Unë jam musliman o Gjergj, po Zotit veç shqip i lutëm. E kam kuptua që gjuha shqipe, kjo gjuhë e Arbnit është gjuhë e lashtë, e që i bie se Zoti dikur e ka dijtë më së miri gjuhën tonë.

Gjergj,
Anmiqtë nuk janë largua kurrë. Ai kali i Trojës dikur, tash i thonë Telenovelë, Televizor, internet. Derisa po e marrim vesh, plot të rinjë po bahen edhe ma kali se sa kali i Trojës. Pra mos u mërzit o Gjergj, se lufta jonë për të qenë vetvetja po vazhdon. Nuk do të dorëzohemi kurrë. Do vazhdojmë të mbesim shqiptarë, me shqiponjën dykrenare në flamur. Kruja dhe lufta jote do mbesin frymëzimi ynë edhe mijëra vjet nga sot.
Gjergj, më lejo të të falenderoj për identitetin tim, për rrënjët që nuk na i le të thahen, për ndjenjen e trimërisë që e mbajte gjallë ndër breza, për dashurinë për vendin, për dinjitetin e të qënit njeri i lirë e jo shërbëtor i të fuqishmit.

Gjergj,
Faleminderit për BESËN që ia dhe Shqipnisë e jo Perandorisë.

P.S.
Gjergj,
Kur të vie kjo letër në postën tande elektronike, mos e shpërndajë tek ushtarët dhe kapedanët tuaj.

D. Smakaj
Korrik 2016.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veriu i Mitrovicës dhe Podujeva votojnë për kryetarin e komunës

Veriu i Mitrovicës dhe Podujeva votojnë për kryetarin e komunës

Të akuzuarit e UÇK’së në Hagë mblidhen për të festuar bashkë 28 Nëntorin

Të akuzuarit e UÇK’së në Hagë mblidhen për të festuar bashkë 28 Nëntorin

​Vendosja e shtatores së Fadil Vokrrit në Prishtinë, Shpend Ahmeti lëshon një paralajmërim

​Vendosja e shtatores së Fadil Vokrrit në Prishtinë, Shpend Ahmeti lëshon një paralajmërim

Vaksina e Oksfordit, avantazhet ndaj rivalëve

Vaksina e Oksfordit, avantazhet ndaj rivalëve

​Kurti: Sot është kryedita e shqiptarëve

​Kurti: Sot është kryedita e shqiptarëve

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet Kuq e Zi

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet Kuq e Zi

Ndërtesa më e madhe në botë veshët Kuq e Zi

Ndërtesa më e madhe në botë veshët Kuq e Zi

Një muaj paraburgim për të pandehurit S.V, akuzohet për dhunim

Një muaj paraburgim për të pandehurit S.V, akuzohet për dhunim

14 të vdekur, 639 raste të reja nga Covid-19

14 të vdekur, 639 raste të reja nga Covid-19

​“Skënderbeu” tani e tutje do të pushojë edhe në Prizren

​“Skënderbeu” tani e tutje do të pushojë edhe në Prizren

Haziri nderon me mirënjohje Timothy R. Orr, Eduard Kukan, Vasfi Visoka, Fadil Rrahmani, Ejup Salihu, Ibrahim Berisha, Rexhep Hamiti e Enver Tali

Haziri nderon me mirënjohje Timothy R. Orr, Eduard Kukan, Vasfi Visoka, Fadil Rrahmani, Ejup Salihu, Ibrahim Berisha, Rexhep Hamiti e Enver Tali

Rama i uron Ditën e Flamurit ish-presidentit Thaçi

Rama i uron Ditën e Flamurit ish-presidentit Thaçi

Kosova rrezikon të hyjë në krizë kushtetuese për postin e presidentit

Kosova rrezikon të hyjë në krizë kushtetuese për postin e presidentit

Bislimi thotë se kryeministri Hoti nuk e ka trurin për rimëkëmbje ekonomike

Bislimi thotë se kryeministri Hoti nuk e ka trurin për rimëkëmbje ekonomike

Kurti nga Prekazi: Vendi ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plotë territorial

Kurti nga Prekazi: Vendi ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plotë territorial

Jashari: Është e papranueshme 21 vjet pas luftës Kullat në Prekaz kanë mbetur në mëshirën e fatit

Jashari: Është e papranueshme 21 vjet pas luftës Kullat në Prekaz kanë mbetur në mëshirën e fatit