Neymar s’e zgjedh Ronaldon para Marcelo

E publikuar: 15/12/2016 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo mund ta ketë mposhtur Lionel Messi në garën për Topin e Artë.

Por që Neymar insiston se nuk do ta zëvendësonte asnjërin nga bashkëlojtarët e tij me portugezin.

I pyetur nga CNN nëse ai do të zgjidhte një emër nga rivali i përbetuar, Neymar është përgjigjur: “Do ta përzgjedh Marcelon”.

“Pse? Sepse ai është miku im. Po Ronaldon? Jo, do ta zgjedhja Marcelon”.

“Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë për të katërtën herë dhe Bale është duke kaluar një sezonë shumë të mirë. Benzema është sulmues i madh për të cilin mendoj se është superyll”, ka thënë Neymar.

“Ata janë yje për të cilët kam respekt”, ka pohuar Neymar./Klan Kosova/