Neymar përlotet kur pyetet për Messin: Ishte gjithmonë aty për mua

E publikuar: 25/02/2019 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar mund ta ketë lënë Barcelonën për Paris Saint-Germain dhe tani janë bërë 18 muaj prej se ai është larguar, por ndjenja për ish-shokun e tij, Leo Messi, nuk janë zhdukur.

Braziliani aktualisht është jashtë fushave shkaku i një dëmtimi  dhe pritet të rikthehet pas disa javësh.

Ai e ka zbuluar se sa shumë e ka ndihmuar argjentinasi në kohë kur ishte te Barcelona.

Lionel Messi e Neymar Jr. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“E them tani për të gjithë, se kur më duhej ndihma, më i mirët në botë (Messi) ishte aty për mua për të më përkrahur”.

Neymar u pyet pastaj për fjalët e Messit për Neymar që ky i fundit të kthehej.

“Është e vështirë, është e vështirë. Të jem i sinqertë, është shumë e vështirë, Leo ishte një djalë shumë i veçantë për mua në Barcelonë”.

Neymar e Lionel Messi . (Photo by Elsa/Getty Images)

Ai gjithashtu zbuloi mesazhin që Messi ia dërgoi kur Neymar arriti në Camp Nou.

“Unë jam këtu për të ndihmuar”, i kishte thënë Messi brazilianit.

Neymar në intervistën e dhënë për Esporte Espectacular kishte treguar se ka qarë dy ditë kur është lënduar së fundmi. /Telegrafi/