Neymar: Njerëzit nuk më njohin

E publikuar: 16/12/2019 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

France Football do të publikojë një intervistë të gjatë me Neymarin të martën, por ka nxjerr disa citime kryesore nga biseda me yllin e PSG-së, përfshirë edhe mendimet e tij për Leo Messin dhe Kylian Mbappén.

Ai ka folur edhe se si ai e sheh pozicionin e tij në dhomën e zhveshjes në Parc des Princes dhe angazhimi i tij për kampionët e Ligue 1.

“Kurrë nuk luaj të jem numri një. Unë luaj vetëm sepse e dua futbollin. Ndihem i lumtur kur jam duke luajtur. Dhe sa herë që futem në fushë, gjithmonë jap 100 për qind”.

Neymar me Paris Saint-Germain ndaj Real Madridit. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Neymar u ndal duke treguar edhe se si e kalon kohën, duke shtuar se shumë njerëz nuk e njohin atë.

“Shumë njerëz nuk e njohin Neymar-in e vërtetë. Vetëm prindërit dhe miqtë e mi më njohin. Ajo që njerëzit shohin është diçka krejtësisht e ndryshme. Dhe ata nuk shohin aq shumë! Neymar i vërtetë është paqësor dhe shumë i lumtur”.

“Unë jam dikush që më pëlqen të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi. Më pëlqen të shijoj veten time dhe të shijoj çdo minutë të jetës me ata që janë afër meje”, ka thënë ai.

Neymar . (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Ai u ndal edh tek e ardhmja, duke e nënvizuar se ka edhe dy vite kontratë.

“Pse do të doja të largohem [qesh]. Më kanë mbetur dy vjet nga kontrata ime dhe skuadra ende po përmirësohet . Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar në këtë sezon për të bërë sa më mirë që të mundemi dhe të fitojmë sa më shumë tituj”.

Neymar te Paris Saint-Germain . (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

“Këtë sezon objektivi ynë kryesor është Liga e Kampionëve. Dhe përparësia ime është PSG . Qëllimi është gjithmonë të fitojmë ndeshjen tjetër. Në çdo ndeshje, ne duhet të shtyjmë veten për klubin. Kjo është mënyra si e shoh”.

Më në fund, Neymar u pyet në mënyrë të pashmangshme për Messin dhe Mbappe.

“Unë gjithmonë do ta dua Messin, dhe Mbappé është një talent me të vërtetë i veçantë”, ka thënë ai në intervitën e France Football.