Neymar lojtari më i kërkuar i botërorit në internet, Kane i katërti në listë

E publikuar: 10/07/2018 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar është lojtari që më së shumti është kërkuar në internet.

Emri i futbollistit brazilian është kërkuar 774,154,642 herë që kur Kampionati Botëror nisi muajin e kaluar.

Kështu së paku janë të dhënat e “Data Powa”, të cilat zbuluan statistikat si pjesë e “Indeksit të Playa POWA”, i cili analizon shfaqjet komerciale të lojtarëve më të mirë në botë.

Neymar (Getty Images)

Reprezentuesi i “Selecaos” ka lënë pas pothuajse me dyfish të kërkimeve yllin e Barcelonës, Lionel Messin, i cili është kërkuar 332,218,996 herë në rrjetet sociale dhe makinat kërkuese të internetit.

Si i treti në listë renditet ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, emri i të cilit është kërkuar 263,811,782 herë.

Golashënuesi i gjertanishëm në kampionatin botëror, Harry Kane është kërkuar 96,825,600 herë.

Ndryshe, në top dhjetëshe gjenden edhe Antonie Griezmann, James Rodriguez, Luka Modric, Philippe Coutinho, Sergio Ramos si dhe Gabriel Jesus. /Telegrafi/