Neymar largohet, vjen Dybala?

E publikuar: 21/07/2017 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportimet e mediave në Spanjë sugjerojnë se Barcelona mund të lëvizë për Paulo Dybalan nëse Neymar bashkohet me Paris Saint-Germainin.

Duket se PSG mund të jetë në prag të kompletimit të një marrëveshjeje të pabesueshme prej 222 milionë eurosh për yllin brazilian, me gazetën Le Parisien që thekson se ai tashmë u ka thënë shokëve se do të transferohet.

Çdo lojtar në ligat spanjolle ka një klauzolë lirimi, kështu që skuadra e Ligue 1 duhet ta aktivizojë atë, megjithëse do të dyfishonte rekordin botëror të transferimeve.

Ndërsa, Barça është lidhur me Philippe Coutinhon e Liverpulit, gazeta Mundo Deportivo raporton se Dybala është gjithashtu në listën e tyre të ngushtë.

Argjentinasi i njohur si La Joya rinovoi me Juve në fillim të këtij viti dhe nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratë e cila zgjat deri në vitin 2022.

Megjithatë, argjentinasi nuk ka lënë asnjë sekret se Lionel Messi është idhulli i tij, dhe Mundo Deportivo pretendon se ka një marrëveshje verbale në lidhje me Blaugranat.

Gazeta spanjolle pretendon se Bianconerët ia kanë bërë të qartë Dybalas se mund të largohet nëse katalanasit vendosin të paguajnë një çmim të caktuar midis 110 apo 120 milionë eurove.

Ndërkohë që bisedimet nuk janë të hapura për momentin, mendohet se Barça po mban shënimet e tyre mbi situatën e Dybalas përmes Ariedo Braida.