Neymar kapet edhe me sigurimin (Video)

E publikuar: 29/07/2017 08:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar si duket këto ditë nuk është në gjendjen më të mirë psikike.

Në stërvitjet e ditës së djeshme, sulmuesi brazilian është përleshur me përforcimin e ri të Barcelonës, Nelson Semedon.

Por, dita e djeshme nuk mbaroi me kaq për yllin katalonas pasi që lojtari dëshiroi të qëroj hesapet edhe me një roje të sigurimit gjatë një ngjarje reklamuese të atleteve Nike në Miami të SHBA-ve.

Neymar nuk dihet nëse këto kacafytje po i bën me qëllim në mënyrë që ta ketë më teltë largimin prej blaugranave për tek PSG, ku edhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë 25-vjeçari përleshet me shokët e skuadrës pasi që edhe në të kaluarën e ka bërë një gjë tillë. /Telegrafi/