Newcastle thyen rekordin e klubit, transferon mesfushorin paraguaian Almiron

E publikuar: 31/01/2019 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miguel Almiron ka kompletuar transferimin tek skuadra e njohur angleze Newcastle United.

Mesfushori i talentuar paraguaian ka shkëlqyer në MLS duke ndihmuar skuadrën e tij Atlanta United ta fitoj titullin e parë në histori.

Në 62 të zhvilluara për dy vite, Almiron ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 21 asistime për Atlantan.

Kjo ka bërë që Newcastle të thyej rekordin e klubit për transferimin e Almironit në Ligën Premier.

‘Laraskat’ kanë paguar 24 milionë euro në drejtim të Atalntas duke nënshkruar me Almiron.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin bardh e zi duke thyer rekordin e Michael Owen që ishte transferuar në ST James Park për 17 milionë funte.

Almiron u kërkua këtë afat kalimtar edhe nga gjiganti italian Napoli dhe ai gjerman Borussia Dortmund. /Telegrafi/