Newcastle, gati ta thyejë rekordin e klubit për transferimin e mesfushorit të Galatasarayit

E publikuar: 17/11/2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Newcastle Unitedi thuhet se janë të interesuar të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve për mesfushorin e Galatasarayt, Papa Alioune Ndiaye i njohur si Badou, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rekordi aktual i klubit Magpies erdhi kur ata ofertuan 16.8 milionë funte për të blerë Michael Owenin nga Real Madridi në vitin 2005.

Por, tani skuadra e madhe angleze thuhet se kanë rreshtuar një ofertë prej 18 milionë funtesh apo pak më shumë se 20 milionë euro për Ndiaye.

27-vjeçari Ndiaye ishte pranë transferimit në West Ham gjatë afatit kalimtar të verës, por përfundoi duke u bashkuar me Galatasarayn nga skuadra tjetër turke, Osmanlispor.

Badou Ndiaye duke festuar një gol të tij me fanellën e Galatas

Ndiaye ka bërë një fillim mbresëlënës për Galatasaryn dhe ata nuk duan të humbasin atë shumë shpejt pas nënshkrimit të tij në verë.

Megjithatë, Ndiaye mund të tundohet nga një lëvizje në Ligën Premier dhe një vendim mund të jetë nga duart e Galatas pasi ai ka një klauzolë lirimi prej 18 milionë funtesh në kontratën e tij.

Gazeta turke Aksam ka pohuar se Magpies janë të gatshëm të paguajnë atë shumë kur afati kalimtar të rihapet.

Newcastle United gjithashtu po lidhet edhe më një transferim të sulmuesit të madh spanjoll, Fernando Torres, i cili do të vinte si huazim. /Telegrafi/