New York Times shkruan për problemet e udhëtimit të “Trepça ’89”

E publikuar: 27/06/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i “Trepça ’89” gjendet në Ishujt Faroe, ku do të zhvilloj ndeshjen me ekipin vendës Vikingur, kjo e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

E pikërisht për ekipin kosovar ka shkruar edhe New Work Times, saktësisht për udhëtimin e tyre.

Në një artikull ata kanë thënë që as politika as vizat kësaj radhe nuk ishin problem për “Trepça ‘89”, aq sa ishte gjetja e biletave për të shkuar në Ishujt Faro.

E kjo Ligë e Kampionëve do të filloj me ndeshjet e dhjetë ekipeve të ranguara në fund të listës Evropiane, që vijnë nga San Marino, Malta, Estonia, Andorra, Irlanda Veriore , Wales, Gibraltar, Ishujt Faroe, Armenia dhe Kosova.