New York Times promovon Kosovën (Foto)

E publikuar: 24/10/2016 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NYT përmes faqes zyrtare në “Instagram” ka promovuar Kosovën

“New York Times Travel” ka postuar fotografinë e Manastirit në Deçan. Me këtë postim, ata kanë promovuar Kosovën, kështu duke iu bërë thirrje njerëzve ta vizitojnë Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Nuk është hera e parë që” New York Times” ka promovuar Kosovën. Para disa muajve, gazeta kishte shkruar edhe për Brezovicën, duke ia dedikuar një shkrim të gjatë.

Gazeta, vazhdimisht ka shkruar për ngjarjet më të mëdha në Kosovë. Edhe kësaj radhe, “New York Times” ndan një fotografi të Manastirit të Deçanit me lexuesit e saj.