Neutraliteti i Internetit, Donald Trump u rikthen lirinë ISP-ve

E publikuar: 18/12/2017 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për atë që njihet si “net neutrality”, shqip “Neutraliteti i internetit”. Ky parim qëndronte në fuqi prej dekadash dhe mbetej i pandryshueshëm.

Sipas këtij parimi, furnizuesit me internet, ata që njihen si ISP (Internet Services Providers), duhet të trajtonin në mënyrë të barabartë të gjithë trafikun e internetit, pa favorizuar apo penalizuar askënd.

Por, në Komisionin Federal të Komunikacioneve kjo u rrëzua me 3 votat e republikanëve, ndërsa demokratët e kundërshtuan masën e ndërmarrë.

Ky vendim u jep lë dorë të lirë ISP-ve që të vendosin vetë për trafikun e internetit, duke favorizuar apo penalizuar kompani e individë të ndryshëm pa cenuar asnjë ligj. /Top Channel