Neuer: Messi, do të tregoj kush është shefi

E publikuar: 05/05/2015 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka thënë se do t’i tregojë sulmuesit të Barcelonës se “kush është shefi” në ballafaqimin e skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalan pret ekipin e Neuerit në Camp Nou të mërkurën.

Dhe, portieri gjerman dëshiron të triumfojë sërish ndaj Messit njësoj sikurse në finalen ndaj Argjentinës në Kampionatin botëror në Brazil.

“Kam respekt të madh për Messin për gjithçka që ka arritur. Ai është shumë i qetë”, deklaroi Neuer për “L’Equipe”.

“Por, është me rëndësi të tregojmë autoritet në fushë dhe t’i tregoj se kush është shefi. E kam bërë të njëjtën gjë në finale të Kampionatit botëror dhe funksionoi shumë mirë. Andaj, ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë të mërkurën mbrëma”, u shpreh ai.