Netgear prezantoi një router të rangut të lartë 599 dollarësh

E publikuar: 20/03/2019 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Netgear prezantoi ditën e djeshme një router të rangut të lartë me dy funksione që e diferencojnë nga të tjerët. Së pari mbështet standardin e ri Wi-Fi 6 dhe së dyti është një model me tri banda duke ofruar më shumë kapacitet në të njëjtën kohë.

Routerët me tri band janë bërë mjaft popullor falë rrjeteve mesh të cilët konsistojnë nga disa routerë në pjesë të ndryshme të shtëpisë ku së bashku ofrojnë mbulim të barabartë me rrjet wireless. Në këto rast një bandë e tretë përdoret si kanal i dedikuar komunikimi mes routerëve dhe informacioni që kërkoni nuk do të shtyhet.

Për këtë router të ri, rrjeti mesh nuk është pjesë e ekuacionit. Është thjeshtë një router i vetëm prandaj banda e tretë është e gjitha e juaja për tu përdor duke u ofruar pronarëve deri në 10.8Gbps transmetime të dhënash.

Routeri përdor një bandë të vetme 2.4Ghz dhe dy banda 5Ghz ku që të tre përcjellën nga katër antena. Nighthawk Tri-Band AX12 përmban katër porta gigabitëshe dhe mbështet lidhjet deri në 2.5Gbps.

AX12 do të shitet për 599 dollarë. /PCWorld Albanian