Netgear Nighthawk X6S AC3000 është një zgjerues valësh wireless 230 dollarësh

E publikuar: 20/09/2017 07:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Netgear prezantoi zgjeruesin e valëve wireless Nighthawk Wi-Fi Range Extender me një teknologji të re e cila dërgon internetin në çdo vep të shtëpisë suaj duke rritur njëkohësisht edhe shpejtësisë Wi-Fi.

Marka Nighthawk është parë gjithnjë si një ofertë për ardhuruesit e lojërave të cilët dërgojnë në limite internetin. Deri në 2022  gjysma e shtëpive do të kenë deri në 50 pajisje të lidhura në internet sipas një hulumtimi.

Netgear Nighthawk X6S AC3000 Tri-band WiFi Range Extender përdor teknologjinë FastLane3 dhe Smart Roaming për të eliminuar zonat e vdekura në shtëpi.

Funksionon njëlloj me çdo router shtëpie dhe çdo ISP. FastLane3 shfrytëzon një Wi-Fi me tri banda të cilat mund të zgjerojnë mbulimin me rrjet Wi-Fi deri në 232 metra katror duke reduktuar interferencat.

Gjashtë antenat e ndihmojnë zgjeruesin të përmirësojë marrjen dhe dërgimin e mbulimit. Me Nighthawk X6S Wi-Fi Extender mund të përdorni të njëjtin emër dhe fjalëkalim si routeri.

Me Smart Roaming, zgjeruesi në mënyrë inteligjente lidh pajisjet tuaja mobile me një sinjal Wi-Fi të mirë për të siguruar më shumë konektivitet.

Zgjeruesi i ri i Netgear do të kushtojë 230 dollar. /PCWorld Albanian