Netflix arrin në 125 milionë abonentë

E publikuar: 23/04/2018 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Strategjia e Netflix për të investuar fuqishëm në përmbajtje, origjinale dhe të licencuara, vijon të ketë sukses. Gjigandi u rrit me 7.4 milion abonentë të rinjë për periudhën 1 Janar – 31 Mars duke çuar në 125 milion abonentë numrin total.

Rritja pati në SHBA por edhe jashtë duke thyer pritshmëritë e Wall Street-it.

Objektivat e rritjes së kompanisë për tre mujorin e dytë të 2018-ës janë edhe më të larta duke ngjallur optimizëm në Wall Street.

Netflix ka anëtarë në 190 vende të botës dhe bizneset ndërkombëtare kanë kontribuar pozitivisht në rritje e fitimeve nga 178 milionë dollarë në 290 milionë dollarë. /PCWorld Albanian