Nesër vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit

E publikuar: 24/10/2018 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca plenare e Kuvendit do të vazhdojë nesër në ora 10:00 me pikat e mbetura të rëndit të ditës.
Ndër pikat që pritet të votohen nesër janë edhe votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, votimi i Projektligjit për pagat në sektorin publik etj, përcjell Infosot.

Ky është rendi i ditës:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,
Votimi në parim i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,
Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e punës,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,
Votimi në parim i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
Votimi në parim i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,
Votimi në parim i Projektligjit për zyrtarët publik,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,
Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.