Nesër protestohet në QKUK dhe spitalet tjera të Kosovës

E publikuar: 10/09/2020 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në QKUK dhe spitalet tjera të vendit do të protestojnë të premten

Në njoftimin e SPS-së bëhet e ditur se protesta do të zgjasë një orë.

“Nesër me date 11.09.2020 nga ora 13:00 deri 14:00 të gjithë punëtorët teknik si dhe ata te sigurimit fizik te cilët punojnë ne QKUK, ne Spitalet Rajonale, ne Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, do te protestojnë për një ore, ne vendet e tyre te punës”, thekson njoftimi.

Kjo protestë bëhet për shkak të mos përfshirjes së këtyre punonjësve në listën për marrjen e 300 eurove nga shteti, për rrezikshmërinë në punë nga pandemia.

“Protesta bëhet për shkak te mos listimit edhe te këtyre kategorive për marrjen pagës prej 300 euro nga Shteti për rrezikshmërinë në punë nga pandemia COVID19. Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës do ta vizitojë Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe QKUK-në”, thuhet në njoftim.