Nesër në Kosovë, mot kryesisht i vranët

E publikuar: 05/02/2019 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të pësoj ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.