Nesër mblidhet LDK-ja, diskuton mesazhet e Donald Trump për Kosovën

E publikuar: 18/12/2018 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesazhet e presidentit amerikan Donald Trump për Kosovën dërguar në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçi, nuk janë komentuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike.

Në një përgjigjie të dhënë për klankosova.tv, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo çështje do të diskutohet të mërkurën, në mbledhjen e rregullt të kësaj partie.

Duke qenë se presidenti Donald Trump në letrën e tij ka kërkuar unitet nga liderët sa i përket përfaqësimit në negociata në procesin e marrëveshjes Kosovë- Serbi, Halil Matoshi këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj tha se mesazhi i shefit të shtetit amerikan do të ketë efekt dhe pret që ekipit negociator t’i bashkohet edhe LDK-ja.

Se cili do të jetë veprimi i mëtejshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbetet të shihet pas mbledhjes së nesërme, njofton Klan Kosova.